Do të jetë ndeshja e parë si titullar këtë sezon, Marash Kumbulla kthehet në Serinë A pas dëmtimit

Marash Kumbulla e ka lënë pas dëmtimin e vështirë. Pas shumë muajsh jashtë fushe, mbrojtësi shqiptar do të luajë sot ndeshjen e tij të parë si titullar në këtë sezon të Serisë A.

Futbollisti 24-vjeçar ka hyrë nga stoli në tre takime për Sasuolon, ku në tërësi ka grumbulluar vetëm 44 minuta.

Por tashmë trajneri i jep mundësinë të dëshmojë vlerat e tij kundër Fiorentinës.

Emri i Marash Kumbullës gjendet në formacionin zyrtar të publikuar nga klubi italian, duke pasur kështu mundësinë për të dëshuar vlerat e tij.


Shtuar 28.04.2024 20:09