Interi feston sot ditëlindjen e 117-të. Klubi zikaltër është themeluar në 9 mars të vitit 1908.
“Të jesh zikaltër është një arritje, një shenjë e përsosmërisë…”. Forca e kësaj fraze të Giacinto Façhettit nuk është vetëm në tingullin e saj, por në thellësinë e kuptimit me të cilin tregohet lidhja që bashkon çdo tifoz të Interit. Një lidhje që matet jo vetëm me zemër, por edhe me mendjen, me shpirtin, me sakrificën dhe dashurinë për një fanellë që përfaqëson më shumë se një ekip: një qytet, një vend, miliona tifozë, simbol i një historie që është farkëtuar mbi 117 vjet”, shkruhet në postimin e klubit.
Por 9 marsi është një ditë e veçantë edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, që luan në kampionatin italian me Interin.
Pasi mbërriti tek Interi në verën e vitit 2022, Kristjan deri më tani ka bërë 85 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola me fanellën e zikaltërve. Klubi uron Asllanin në këtë ditë të veçantë.