Milan është vendosur për të mos e shitur nën 50 miliuon euro sulmuesin, Leao i cili përvec Juventusit kërkohet edhe nga Everton e Wolves.
21-vjeçari është duke kaluar formë të mirë në Seria A duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar pesë asistime.
Portugezi iu bashkua Milanit nga Lille për 25 milionë euro në verë dhe tani ka nisur të tregojë vlerën e tij.
Sipas Calciomercato, Milan e vlerëson Leaon jo më pak se 50 milionë euro.
Thuhet se oferta e Wolves për portugezin në verën e kaluar u refuzua, ndërsa ka raportime që edhe Everton provoi fatin e tyre.
Milan beson se ka një yll në radhët e veta, andaj nuk mendojnë ta largojnë, por nëse është e domosdoshme, atëherë duhet paguar me patjetër kartoni prej 50 milionë eurove