Sot luhet derbi i Italisë midis Inter-Juventus por nuk do të jetë vetëm një derbi brenda fushës.
Inter dhe Juve sfidojnë njëri tjetrin në merkato për sulmuesin italian, Scamaça. Aiështë duke spikatur këtë sezon me Sassuolon dhe Inter bashkë me Juventus e duan në ekip.
Juventus tashmë do një tjetër sulmues në ekip pasi Chiesa u dëmtua në ndeshjen ndaj Romës.
Inter gjithashtu e dëshiron italianin pasi e sheh si idealin për të zëvendësuar Dzekon. 36-vjeçari do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Inter dëshiron të sjellë Scamaça-n në ekip.
Marotta po mendon të përdori “asin nën mëngë” që quhet, Pinamonti./ h.ll/albeu.com