Mesfushori i talentuar italian Nicolo Zaniolo ka lënë fushën në minutën e 26-të pas një dëmtimi të pësuar duke u zëvendësuar nga El Shaarawy.
22-vjeçari ka bërë me “dhimbje koke” teknikun portugez Jose Mourinho pasi lojtari nuk kishte shumë kohë që i ishte rikthyer fushave të blerta pas dëmtimit të fundit ku pësoi dhe për të cilin kreu një operim në gju.
Të lidhura
None found
Gjithësesi sot në mëngjes kanë dal përgjigjet nga ekzaminimi i tij ku stafi mjeksor bënë me dije se nuk ka asgjë serioze për Zaniolon.
Sidoqoftë situata e tij do të shikohet ditë pas dite por me shumë mundësi talenti italian do të jetë i gatshëm kundër Napolit në fundjavën që vjen./albeu.com
