Mbrojtësi danez, Simon Kjaer ka pësuar një dëmtim që do e mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.
Milani është vendosur në alarm dhe Maldini ka filluar të “hedh grepin” në Angli. Klubi italian pëlqen shumë mbrojtësin kolumbian të Everton, Yerry Mina. 27-vjeçari ka karakteristikat e duhura për të shkëlqyer në Itali, ashtu siç po bën edhe Tomori. Mbrojtësi i Everton momentalisht e ka vlerën 20 milion euro por nëse Everton do të jetë në gjendje për të lejuar largimin e tij, do e bëntë për një shumë minimale 25 milion euro.
Mina ka luajtur vetëm 6 ndeshje këtë sezon me “Merseysyde Blue”./h.ll/albeu.com