VIDEO / Demiral shënon dy gola, Heidi Lushtaku emocionohet në ndeshjen Austri-Turqi

Futbollisti turk Melih Demiral, i cili është i martuar me modelen shqiptare, Heidi Lushtaku, ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ën e kampionatit evropian EURO 2024.

Turqia mposhti Austrinë me rezultat 2:1, ku të dy golat për kombëtaren turke i ka shënuar sulmuesi Demiral.

Në tribunë s’kishte se si të mungojë përkrahja e bashkëshortes së tij, modeles së njohur shqiptare, Heidi Lushtaku.

Ajo ka festuar me plot emocion golin e Demiral, bashkë me djalin.

View this post on Instagram

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)


Shtuar 2.07.2024 23:12