Mesfushori, Ousmane Dembele dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por kjo mund të parandalohet nga një problem. Sipas informacioneve të Mundo Deportivo, francezi nuk ka ndërmend të pajtohet me kushtet e ofruara nga kryesia.
Tani Dembele është me pushime dhe në të njëjtën kohë mendon për të ardhmen e tij. Pretendenti i dytë për francezin është Chelsea i Londrës, ndërsa PSG tashmë është larguar plotësisht nga gara.
Kujtojmë se Dembele ishte lojtari më i paguar i Barcelonës sezonin e kaluar. Lojtari është gati të marrë një ulje page, por jo aq sa dëshirojnë drejtuesit. /albeu.com/