Deklaratë e madhe nga Xabi Alonso pas shpalljes kampion me Leverkusenin në Bundesliga

Xabi Alonso është deklaruar pas shpalljes kampion me Bayer Leverkusenin në Bundesliga.

Farmaceutikët fituan 5-0 në shtëpi përballë Werder Bremenit në javën e 29-të, për të fituar titullian e parë në historinë e tyre 120-vjeçare.

Pas ndeshjes, Alonso ka thënë se është nder për të që të punojë në një ekip të tillë, me lojtarë të jashtëzakonshëm.

“Ky është një moment shumë i veçantë për klubin”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.

“Të fitosh Bundesligën për herë të parë pas 120 vjetësh është diçka shumë e veçantë”.

“Lojtarët janë të shkëlqyer, ata janë një skuadër e jashtëzakonshme”.

“Unë jam shumë krenar për të gjithë. Për mua është një nder të punoj këtu”, ka shtuar më tej Alonso. /Telegrafi/


Shtuar 14.04.2024 21:44