Deklarata e Mbappe, nuk do t’i pëlqejë Realit

E ardhmja e Kylian Mbappembetet një mister. Edhe pse largimi i tij te Real Madridi konsiderohet i mirëqenë në fund të kontratës së tij më 30 qershor, sulmuesi ende nuk ka folur publikisht për këtë dhe ka dërguar edhe një herë një mesazh shprese për rinovimin e tij të mundshëm me klubin parisien.

“Më ka mbetur vetëm Cavani për ta arritur atë. Të jesh golashënuesi më i mirë për Paris Saint-Germain është diçka që nuk mund të injorohet. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shkruan Sport.

Mbappe , i cili ka gjithsej 156 gola për klubin parisien, është vetëm 44 gola larg barazimit me uruguaianin, i cili mban rekordin me 200 gola. Kjo shifër është praktikisht e pamundur të mposhtet deri në fund të sezonit, kështu që ai mund të qëndrojë në Paris edhe një vit për të bërë histori.

Madrilenët, ashmë ëndërrojnë ta kenë në radhët e tyre këtë verë. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 18:22

Tags: ,