“Mbappe nuk u përgjigjet thirrjeve të Realit” (VIDEO)

Seriali Killian Mbappe vazhdon. Aty ku francezi ishte një hap larg Real Madridit, por Paris Saint-Germain shpërtheu me një propozim për bombë.

Parisienët i japin atij komandën absolute, për të zgjedhur lojtarë dhe trajnerë, me Mbape që mendon seriozisht dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të mbajë fanellën e Parisit.

Sipas emisionit “Chiringuito”, sulmuesi 23-vjeçar nuk u përgjigjet më thirrjeve të Los Blancos dhe transferimi i tij te skuadra e Carlo Ancelottit tashmë është shumë i vështirë.

“Mbappe ka ndryshuar planet e tij dhe nuk po u përgjigjet më thirrjeve të Realit. Mendoj se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe do të shpallë vendimin e tij të dielën. “Transferimi i tij te Reali është shumë i vështirë”. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2022 21:40

Tags: ,