Mbappe pas Euro 2020 do të njoftoj transferimin te Reali

Kylian Mbappe pritet të njoftojë kalimin te Real Madrid pas Euro 2020.

Jose Manuel Estrada Calzada apo i njohur më mirë si Pipi Estrada , është një gazetar dhe bashkëpunëtor në televizionet spanjolle që ka dhënë lajmin.

Në një emision për El Chiringuito, Estrada ka thënë se Mbappe do të njoftojë gjatë Euro 2020 se do të nënshkruajë për Real Madridin.

Sulmuesi francez do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij gjatë Euro 2020 dhe ai pritet të transferohet të Los Blancos këtë verë.

Sipas gazetarit Estrada, një marrëveshje do të arrihet në ditët në vijim, duke e lënë Mbappen të bëjë njoftimin me Francën që ndjek titullin.

Ylli i Realit, Karim Benzem ka folur Mbappen disa herë gjatë kohëve të fundit, pasi të dy janë në grumbullim me kombëtaren.

 


Shtuar 6.06.2021 12:22