Degjeneron çështja e largimit nga Bayern, Lewandowski ofendohet dhe kërcënohet

Telenovela e Lewandowski po merr një kthesë të pakëndshme.

Sipas asaj që raporton portali polak “Sportowe Fakty”, gatishmëria e sulmuesit për t’u larguar nga Bayern Munich  është marrë shumë keq nga një person, deri në atë pikë sa javët e fundit ka pasur disa kërcënime, përfshirë edhe vdekje.

Për këtë, sulmuesi polak ka vendosur të kthehet në Mynih, por pa familjen e tij në krah. Tomek Zawislak, një mik i Lewa-s, i kishte raportuar “Bild” se gjendja e polakut ishte shqetësuar pas reagimeve të tifozëve ndaj tij.

“Meqenëse Roberti tha se nuk do të rinovonte kontratën e tij, filluan të qarkullojnë disa lajme të rreme për të krijuar pakënaqësi ndaj tij. Prandaj në internet pati shumë urrejtje dhe kërcënime ndaj tij”, deklaroi ai.

33-vjeçari u shfaq në qendrën stërvitore të Bayernit këtë mëngjes për të filluar stërvitjen. Por një ofertë vendimtare dhe përfundimtare pritet këtë javë nga Barcelona për të./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 15:44