Ajax dhe Shakhtar Donetsk kanë arritur marrëveshje për transferimin e David Neres në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur klubi holandez me një deklaratë zyrtare. Janë bërë të ditura edhe shifrat e marrëveshjes ku klubi holandez do të marrë 12 milionë euro për transfertën plus 4 milion bonuse.
Ka marrë fund aventura me holandezët për anësorin brazilian të ardhur në janar të 2017-ës dhe ndër protagonistët e sukseseve të fundit të skuadrës. Për të 180 paraqitje dhe 47 gola./ h.ll/albeu.com