Datat, stadiumet dhe orari i gjysmëfinaleve Euro 2020

Dje u konfirmuan dy çiftet e fazës së gjysmëfinales Euro 2020, ku Italia do të takohet me Spanjën, ndërsa Anglia me Danimarkën.

Në rrugëtimin drejt gjysmëfinales, në pesë ndeshje të zhvilluara, Italia ka regjistruar pesë fitore, Spanja ka tri fitore dhe dy barazime, Danimarka ka tri fitore dhe dy humbje, dhe Anglia ka katër fitore dhe një barazim.

Gjysmëfinalet:

6 korrik – 21:00 Itali – Spanjë (Stadiumi “Wembley” – Londër)

7 korrik – 21:00 Angli – Danimarkë (Stadiumi “Wembley” – Londër)


Shtuar 4.07.2021 09:12