Danimarkës iu bë padrejtësi? Wenger: Nuk kishte penallti, s’kuptoj përse situata të tilla nuk shikohen në ekran të VAR-it

Arsene Wenger nuk ishte i mendimit që penalltia e Anglisë ishte legjitime.

Anglia arriti të kualifikohet për herë të parë në një finale të Kampionatit Evropian nga një penallti e fituar nga Raheem Sterling në minutën 103-të.

Mirëpo, penalltia ngjalli polemika të shumta nga analistët e futbollit.

Edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ishte i mendimit që ajo penallti duhej akorduar për Anglinë.

“Nuk kishte penallti. Nuk e kuptoj përse në këso lloj rastesh, gjyqtari dhe VAR-i nuk e shikuan atë në ekran”, tha Wernger.

“Në një moment të tillë, gjyqtari duhet të jetë absolutisht i sigurt”, përfundoi Arsene Wenger.

Kane humbi penalltinë, mirëpo nga topi i kthyer arriti të shënojë dhe ta dërgojë Anglinë në finale.


Shtuar 8.07.2021 08:57