Pak orë përpara përballjes me Skënderbeun, Partizani është përballur me një zhvillim të papritur. Ndeshja e javës së 8-të të “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 13:30.
Grupimi i tifozëve “Ultras Guerrils” ka njoftuar në Facebook se nuk do të jetë i pranishëm në stadium në ndeshjet e ardhshme, përfshirë takimin në Vorë kundër korçarëve. Në këtë vendim kanë ndikuar edhe protestat që po zhvillohen prej ditësh në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Partizanit i duhet fitorja për të dalë nga kriza. Një tjetër rezultat do t’i vështirësonte edhe më shumë ambiciet e “Demave” për këtë sezon.





