Çudia vjen nga Franca, Neymar i jep “borxh” numrin 10-të Messit për një ndeshje

Neymar i ka dhënë borxh fanelën me nurmin 10-të Lionel messit për një ndeshje. Mund tu duket çudi por e gjitha kjo ka ndodhur në çerekfinalen e Kupës së Framvcës, ku parizienët u ndeshën me Olimpik Marsejë.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të rregullores së veçantë që ka Kupa e Francës. Në këtë turne, të gjitha skuadrat duhet të kenë lojtarët titullarë me fanella nga numri 1, deri në numrin 11. Kjo ka bërë që Mesi të shfaqet në fushë me fanellën me numrin 10 që normalisht është e Nejmar.

Por ky i fundit duket se ka vendosur që për këtë sfidë të heqë dorë nga fanella e tij për t’i lënë Mesit, duke mbajtur për vete fanellën me numrin 11.

Kjo gjë kishte ndodhur edhe në edicionin e kaluar, në ndeshjen ndaj Nicës, por në atë sfidë Nejmar nuk kishte qenë i pranishëm. Ndaj në këtë rast duket qartësisht që është një “hua” nga braziliani për shokun e skuadrës i cili që kur ka ardhur te PSG, ka veshur vetëm fanellën me numrin 30.


Shtuar 8.02.2023 22:50