Covid-19 “pushton” Hellas Verona, 8 futbollistë të infektuar

Covid-19 ka shpërthyer keq në Seria A. Kësaj situate nuk i ka shpëtuar as Hellas Verona, e cila ka marrë një lajm shumë të keq në prag të ndeshjes së ditës së enjte kundër Spezias në kampionat.

Plot 10 raste të reja të infektuar në skuadrën e Hellas Verona, ku 8 prejt të cilëve janë futbollistë ndërsa 2 të tjetër pjesëtarë të stafit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian, ku ka anuluar edhe konferencën për shtyp të trajnerit Igor Tudor, që do të mbahej para ndeshjes ndaj Spezias./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.01.2022 16:40