Coman i lidhur me largimin nga Bayerni, “spurs” të gatshëm për të nënshkruar me francezin

Tottenham është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich, Kingsley Coman

Edhe pse 25 vjeçari ka edhe dy vite kontratë , ai është i lidhur ngushtë me një largim nga Allianz Arena.

Mësohet se sulmuesi anësor kërkon një pagë më të lartë se ajo që i ofron Bayern, ndaj ekziston mundësia që ai të largohet në fund të këtij sezoni.

Tottenham ka shfaqur menjëherë interes për frnacezin dhe pritet të bëjnë ofertën e tyre në merkaton e ardhshme.

Trajneri, Julian Nagelsman ka zbuluar se lojtari ka bërë një operacion dhe do të mungojë disa javë. Në 204 ndeshje më “bavarezët”, Coman ka shënyar 41 gola dhe ka dhuruar 50 asist. /albeu.com/


Shtuar 19.09.2021 08:08