Chelsea “shkërrmoq” Vllazninë me 8 gola, 400 tifozëve shqiptarë në Londër u bashkohet edhe Broja

Vllaznia ka luajtur mbrëmjen e sotme në Londër ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League për femra përballë Chelsea.

Ekipi shkodran është mundur me rezultatin e thellë 8-0, ku në fakt nuk është se pritej ndonjë surprizë, përballë një prej ekipeve më të mira të femrave në Europë.

“Poker” golash shënoi Kerr, “het-trick” për Harder dhe një Stitkova.

Në stadium ishin rreth 400 tifozë shqiptarë që herë pas here krijonin atmosferë fantastike me thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Në stadium për të mbështetur vajzat “kuqeblu” ka qenë edhe Armando Broja me familjen e tij. /albeu.com


Shtuar 26.10.2022 23:50