Kuvendi vazhdon sot seancën, në fokus zgjedhja e nënkryetarëve

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot seancën konstituive, me zgjedhjen e nënkryetarëve si pikë të rendit të ditës.

Të lidhura

None found

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e thirri seancën pasi kandidatura e Vlora Çitakut nuk arriti të miratohej në votimin e zhvilluar të premten.

Gjatë atij votimi, deputetët e LVV-së abstenuan, çka bëri që kandidatja e PDK-së të mos siguronte votat e nevojshme për postin e nënkryetares.

Në të njëjtën seancë, deputetët zgjodhën Ardian Golën e LVV-së në detyrën e nënkryetarit të Kuvendit.

Pas moszgjedhjes së Çitakut, PDK vendosi të mos merrte pjesë në vazhdimet e tjera të seancës konstituive.

Brenda së njëjtës ditë u thirr një seancë tjetër vetëm disa orë më pas, por deputetët e PDK-së munguan.

Ndërkohë, LDK kërkoi respektimin e radhës së procesit, duke theksuar se kandidatura e Kujtim Shalës nuk mund të votohet përpara se të hidhet në votim kandidatura e PDK-së.

Situata ndryshoi mbrëmjen e së dielës, kur LVV njoftoi se do të mbështesë me votë të dy kandidatët për nënkryetarë: Vlora Çitakun nga PDK dhe Kujtim Shalën nga LDK.

Përfaqësuesit e LVV-së kanë shprehur pritjen që zgjedhja e nënkryetarëve t’i hapë rrugë vijimit të procesit institucional dhe të mos kthehet në pengesë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Fillimi i seancës së sotme është planifikuar për në orën 10:00.

Ende nuk dihet nëse PDK dhe LDK do të jenë të pranishme, si dhe nëse Kuvendi do të arrijë ta përfundojë procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve.


Shtuar 13.09.2026 07:44

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis