Chelsea ka arritur të fitojë thellë me rezultatin 5-1 ndaj Chesterfield.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e thellë 4-0. Werner ishte lojtari i parë që hapi serinë e golave në minutën e 6-të. Pak minuta më vonë, në të 18-tën ishte Hudson-Odoi i cili dyfishoi shifrat.
Dy minuta më vonë, Lukaku trefishon shifrat duke shënuar golin e qetësisë personale. Pak para se pjesa e parë të mbyllej, mbrojtësi Christensen katërfishon shifrat.
Chelsea ka kontrolluar totalisht lojën. Në minutën e 55-të ishte marokieni Ziyech i cili dërgon shifrat në 5-0. Në minutën e 80-të Asante shënon golin e nderit për miqtë./ h.ll/albeu.com