Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Champions League.
Chelsea luan ndaj FC Portos, ndeshjen e dytë çerekfinale,
Ekipi i Thomas Tuchel futet në këtë duel me një përparësi të madhe, pasi si mysafir arriti të fitonte me rezultat 2 me 0.
Në anën tjetër, Paris Saint-Germain e pret në ‘Parkun e Princave’ kampionin e Bundesligas, Bayern Munchen.
Edhe klubi i Pochettinos ka një përparësi, pasi arriti fitore në ‘Allianz Arena’ javën e kaluar me rezultat 3-2.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.