CHAMPIONS/ Sonte mësohen dy skuadrat e para që do të prekin gjysmëfinalen

Champions League rikthehet sërish ditën e sotme, me dy përballjet e kthimit që do të përcaktojnë dy skuadrat e para që prekin gjysmëfinalen.

Bayern Munih duket se do ketë një mision jo të lehtë përballë Villarrealit pasi duhet të kthejnë rezultatin e ndeshjes së parë, ku u mund me rezultatin minimal 0-1.

Gjithësesi Bayerni mbetet skuadra fovarite për të kaluar më tej, madje shumë mendojnë se kjo ndeshje do të fitohet me goleadë nga “bavarezët”.

Ndeshja tjetër akoma më interesante  është ajo që do të zhvillohet në “Santiago Bernbeu”, aty ky Chelsea do të tentojë gjithçka ndaj Realit pasi ndeshja e parë në Londër u mbyll me rezulatin 1-3.

Te dyja ndeshjet nisin në orën 21:00. /albeu.com