Ndeshja e fundit për Interin, Inzaghi i beson Kristjan Asllanit

Interi luan sot në 20:45 kundër Veronas. Kjo do jetë dhe ndeshja e fundit për zikaltërit këtë sezon.

Trajneri Inzaghi pritet t’i besojë vendin e titullarit Kristjan Asllanit.

Timonieri i Interit i ka dhënë më shumë minuta mesfushorit shqiptar, që pasi u shpallën kampion.

Kjo ndeshje vlen vetëm për statistika. Kjo pasi kujtojmë se as Verona nuk luan për ndonjë objektiv në javën e fundit.


Shtuar 26.05.2024 14:04