Shkëndija është mposhtur 0-1 nga Mura në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Champions.
Në minutën e 29-të, Mura gjeti golin me Luka Bobicanec që mposhti Kostadin Zahovin për 1-0.
Në kohën shtesë të pjesës së parë Shkëndija kishte rast ideal të barazonte ndeshjen, por goditja nga pika e bardhë e Besar Ibrahimit shkoi jashtë.
Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat kishin raste, nuk u gjet goli, duke bërë që gjithçka të vendoset në ndeshjen e kthimit në Slloveni.