Milan – Porto është sfida e Grupit B që do të nisë në orën 18: 45 në “Guiseppe Meazza”.
“Kuqezinjtë” e kanë thuajse të pamundur kalimin në fazën tjetër pasi në 3 ndeshjet e para edhe pse ka bërë një performancë shumë të mira nuk ka arritur të marrë as edhe një pikë.
Në krahun tjetër, Porto pozicionohet në vendin e 3 me 4 pikë, po aq sa ka edhe Atletico Madridi i cili sonte do të përballet me Liverpoolin në “Anfield” dhe padyshim që do të tentojë të triumfin sonte për të rritur shpresat për kualifikim.
Pioli pritet të rreshtojë skuadrën me skemën e zakonshme, 4-2-3-1, ndërsa “dragonjtë” me skemën 4-4-2.
Sa i perkët mungesave, Milani është më i penalizuar pasi sonte nuk ka të gatshëm, Ante Rebic, Mike Maignan, Tiemoue Bakayoko, Alessandro Florenzi dhe Samu Castillejo. Për Porton nuk do të jenë të gatshëm, Ëendell dhe Mateus Uribe që është në dyshim.
Statistika:
Milani ka humbur 5 ndeshjet e fundit në Champions League.
Milani ka humbur më një gol diferencë në 3 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion./albeu.com