CHAMPIONS/ Bayern – Lazio, statistikat dhe formacionet e mundshme

Sonte, do të zhvillohen dy përballjet e fundit të fazës së 1/8 në Champions League.

Një prej tyre është edhe sfida e cila do të luhet në “Allianz Arena”, mes Bayern Munchen dhe Lazios.

Ndeshja e parë e luajtur në Itali përfundoi me fitoren e thellë të gjermanëve e cila e shndërron ndeshjen e kthimit thjesht në një formalitet edhe pse në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Bayerni vjen me disa mungesa në këtë ndeshje, Dounglas Costa, Corentin Tolisso, Tanguy Nianzou edhe David Alaba i cili ende nuk dihet. Në krahun tjetër, Inzaghi do të duhet të bëjë pa Luiz Felipen, Manuel Lazzari dhe Akpa-Akpro i cili është në dyshim.

Edhe në këtë ndeshje sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe gardiani i kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha pritet ta nisin ndeshjen nga stoli.

Kujtojmë që Bayerni ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në  Champoons dhe ka shënuar të paktën 2 gola në 16 ndeshjet e fundit. Statistika këto që i “presin krahët” skuarës italiane. R.T /albeu.com/

Formacionet e mundshme:

 


Shtuar 17.03.2021 09:50