Eli Fara është prej ditësh në qendër të vëmendjes së publikut pas publikimit të disa videove intime që kanë qarkulluar në rrjet. Në këtë situatë, një deklaratë e saj e bërë më herët në emisionin “Live me Luizin” ka tërhequr sërish vëmendjen.
E ftuar në programin e Luiz Ejllit në Top Channel, këngëtarja rrëfeu një histori nga eksperienca e saj, duke treguar me humor një episod kur kishte shkuar në një dasmë, por të pranishmit nuk e kishin njohur.
Të lidhura
None found
“Më ftojnë në një dasmë dhe unë shkoj. Mbërrij atje, shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Dhe i them: ‘Jeni të sigurt që jemi në këtë dasmë?’. Ishte një drejtues nga dasma dhe i thotë: ‘Çohu ti, kërce’. Kalojnë 10 minuta dhe më thotë mua: ‘Çohu ti’. I thashë: ‘Jeni të sigurt që këta më njohin?’. Unë u them: ‘Po dal pak përjashta’ dhe mirupafshim”, tha ajo.
