Casillas është i bindur: Rudiger dhe Tchouameni janë transferime të goditura

Sytë e botës së futbollit u përqendruan te Madridi të hënën për ngjarjen ‘Legjendat’ që mblodhi jo vetëm emra të mëdhenj të sportit, por edhe më shumë se gjysmë mijë relike historike të lojës së bukur.

Ndër ata që morën pjesë në grupin e parë të projektit ‘Legjendat’ ishte edhe Iker Casillas, të cilit Real Madridi dhe kombëtarja spanjolle i detyrohen një mirënjohje të madhe.

Ish-portieri i Real Madridit pati kohë të vlerësonte të rejat aktuale të futbollit gjatë prezantimit të muzeut, dhe u fokusua kryesisht në tregun e transferimeve, në të cilin Real Madrid tashmë po kryeson për blerjet e reja për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos” kanë siguruar marrëveshje për ish-mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger dhe mesfushorin francez Aurelien Tchouameni nga Monaco.

“Unë mendoj se ata janë përforcime shumë të mira. Rudiger më duket shumë i rëndësishëm në drejtim të mbajtjes së një linje mbrojtëse solide në mënyrë që skuadra të mund të konsolidohet,” tha Casillas.

Megjithatë, shtypi donte të dinte opinionin e Casillas nëse ish-skuadra e tij duhet të forcohet në pozicione të tjera, si në pozicionin e Karim Benzemas.

“Skuadra ishte e formuar mirë sezonin e kaluar. Nuk është një çështje për të kërkuar më shumë. Duhet të vlerësoni atë që është bërë sezonin e kaluar,” tha ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.06.2022 19:22