Real Madridi luajti baras 2-2 ndaj Valencias në “Mestalla” mbrëmjen e së shtunës, duke u rikthyer nga një disavantazh prej 2-0. Sidoqoftë, kjo ndeshje do mund të përfundonte shumë më mirë për madrilenët, në rast se goli i Jude Bellingham në minutë e 99-të do të pranohej.
Gjyqtari Jesus Gil Manzano i ra bilbilit sapo Brahim Diaz krosoi topin brenda zonës dhe ndonëse Bellingham e çoi atë në rrjet, goli nuk u pranua.
Pas këtij momenti natyrisht ‘shpërthyen’ protestë të mëdha nga lojtarët e Real Madridit, ku për pasojë Bellingham u ndëshkua me karton të kuq.
Në intervistën për media pas ndeshjes, Carlo Ancelotti ka zbuluar saktësisht atë që Bellingham i ka thënë Gil Manzanos.
“Bellingham i ka thënë atij ‘it’s a f*cking goal’, ai nuk e ka ofenduar atë. Do të shohim se çfarë do të shkruaj gjyqtari në raportin e ndeshjes”, ka thënë Ancelotti.
Një raportim i ri pas ndeshjes me të vërtetë konfirmoi se pikërisht ato ishin fjalët që Bellingham i tha gjyqtarit, para se të përjashtohej.
Ancelotti u pa tejet i nervozuar me vendimin për mos pranimin e golit të Bellingham, ani pse ai dha më të mirën që të jetë sa më diplomatik në raport me situatën.
“Çfarë të them, nuk ka shumë për tu thënë. Diçka e paprecedentë ka ndodhur. Lojtarët janë të nervozuar, por ne duhet të qetësohemi”, është shprehur tekniku italian.
Ky rezultat i Real Madridit tani i ka krijuar mundësinë Gironës dhe Barcelonës për të zbutur diferencën e pikëve në krye, teksa “Los Blancos” do të shpresojnë se ky rast nuk do të ketë impakt në titullin e La Ligës.
Jude Bellingham to referee Gil Manzano: “It’s a f*cking goal, the ball is in the air. What the f*ck is that.”
The referee sent him off. #ValenciaRealMadrid #LaLiga pic.twitter.com/WvblAZFqEA
— Bolarinwa Olajide (@iambolar) March 3, 2024