Ditën e sotme është hedhur edhe shorti i Conference League, ku finalja e këtij kompeticioni të ri nga UEFA do të mbahet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 25 prill 2022.
Në ceremoninë e mbajtur në orën 14:00 janë zbuluar edhe tetë çiftet e këtij kompeticioni.
Ish-futbollisiti i kombëtares tonë, Lorik Cana, tërhoqi goglat e shorteut, ku rezultoi një “ogur” i mirë për ish0skuadrën e tij Marseille e cila do të përballet me Qarabag.
Ja të gjitha përballjet e Conference League:
Marseille – Qarabag
PSV – Maçabi Tel Aviv
Fenerbahce – Slavias e Pragës
Midtjylland – Paok
Leicester City – Randers
Bodo/Glimt – Celtic
Sparta e Pragës – Partizanit të Beogradit
Vitesse – Tottenham*/ Rapidin e Vienës
*Ndeshje e pa zhvilluar për shkak të situatës me Covid-19 /h.ll/albeu.com