Caktohet data e shortit dhe formati i ri i Botërorit!

Shorti për Botërorin e ri të Klubeve, i cili do të organizohet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025, do të hidhet në Miami më 5 dhjetor, në orën 19:00. Këtë e ka bërë të ditur FIFA.

Mes 12 skuadrave evropiane të kualifikuara, janë edhe Interi dhe Juventusi nga Seria A. Janë 32 skuadra të ndara në tetë grupe me nga katër skuadra, me dy të parat që kualifikohen për në fazën e 1/8-ave. Nga ky raund më pas do të ketë eliminim direkt drisa të shpallet fituesi.

Formati i ri do të luhet çdo katër vjet. Në vitet në të cilat Botërori i ri për Klube nuk do të luhet, do të rikthehet Kupa Ndërkontinentale e FIFA-s. Skuadra fituese e Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e play-off-it mes klubeve nga konfederatat e tjera. Finalja do të luhet në një fushë neutrale.

Për momentin janë mësuar emrat e 31 nga 32 skuadrat e kualifikuara: e fundit do të dalë nga fituesi i finales braziliane të Copa Libertadores mes Botagofos dhe Atletico Mineiros, të planifikuar në “Buenos Aires”, më 30 nëntor.

Ekipet e kualifikuara:

Afrikë (CAF)

Wydad (Marok)

Al Ahly (Egjipt)

Mamelodi Sundowns (Afrika e Jugut)

Esperance Tunis (Tunizi)

Azi (AFC)

Al Hilal (Arabia Saudite)

Urawa Red Diamonds (Japoni)

Al-Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Ulsan HD FC (Koreja e Jugut)

Evropë (UEFA)

Chelsea (Angli)

Real Madrid (Spanjë)

Manchester City (Angli)

Bayern Munich (Gjermani)

Paris Saint-Germain (Francë)

Inter (Itali)

Porto (Portugali)

Benfica (Portugali)

Borussia Dortmund (Gjermani)

Juventus (Itali)

Atletico Madrid (Spanjë)

Salzburg (Austri)

Amerika Veriore dhe Qendrore, Karaibe (Concacaf)

Monterrey (Meksikë)

Seattle Sounders (SHBA)

Club Leon (Meksikë)

Pachuca (Meksikë)

Inter Miami (SHBA)

Oqeani (OFC)

Auckland City (Zelanda e Re)

Amerika e Jugut (CONMEBOL)

Palmeiras (Brazil)

Flamengo (Brazil)

Fluminense (Brazil)

River Plate (Argjentinë)

Boca Juniors (Argjentinë)

Atletico Mineiro (Brazil) ose Botafogo (Brazil)


Shtuar 11.11.2024 23:41