C.Ronaldo te Barcelona?

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më pak të preferuar nga fansat e Barcelonës për arsye të periudhës kur ai luante për Real Madrid.

Gjithësesi Toni Freixa, ish-drejtor tek klubi i Barcelonës, ka shprehur një ide të çmëndur rreth Cristiano Ronaldos dhe Barcelonës. Ai beson se situata e Ronaldos tek United dhe situata e Barcelonës mun t;i lidhi të dyja palët.

“Koha për të bërë një çmënduri është vetëm tani, Barcelona duhet të transferojë Ronaldon dhe Ronaldo duhet të pranojë transferimin. Të dyja palët janë në një moment të vështirë, pse mos të ndihmojnë njëri tjetrin? Ju do thoni se Ronaldo ka luajtur për Real Madrid dhe kurrë nuk do të kalonte tek Barcelona. E keni gabim, edhe çfarë pastaj ? Ronaldo fenomeni ka luajtur për Real Madrid dhe Barcelonën, Interin dhe Milanin , është urryer nga tifozeritë e të katërta ekipeve? Asnjëherë !”

Kështu është shprehur Toni Freixa duke i hedhur benzinë zjarrit dhe tashmë thuhet se tifozët katalanas kanë filluar të ëndërrojnë./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 15:32