Brozoviç rinovon me Interin, zyrtarizimi pas Superkupës

Telenovelës midis Brozoviç-Inter i erdhi fundi.

Brozoviç ka pranuar rinovimin e kontratës me zikaltërit. Këtë gjë e ka konfirmuar “Sportmediaset” edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Pas Superkupës kundër Juventus-it dhe ndeshjes me Atalantan, babai i kroatit bashkë me menaxherin e tij do të jenë në Milano për të vendosur firmat. Pra, praktikisht mungon vetëm zyrtarizimi i palëve.

Kontrata e re do të jetë 4-vjeçare dhe Brozoviç do të përfitojë 6 milion euro plus bonuse në sezon./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 07:56