“Boshatiset” mbrojtja e Real Madridit, Varane arrin marrëveshjen me gjigandët e anglez

Real Madrid do duhet të përballet edhe me humbjen e Raphael Varane këtë verë. Mbrojtësit të Francës i skadon kontrata në verën e vitit 2022 dhe nuk ka gjetur marrëveshjen për të rinovuar.

Në këto kushte Real Madrid nuk dëshiron ta humbë pa fituar asnjë para yllin e vet dhe e ka nxjerrë në shitje. Manchester United është klubi më i interesuar për 28-vjeçarin.

Prej javësh zgjasin tratativat për mbrojtësin dhe mësohet se anglezët kanë gjetur akordin me lojtarin. Mediet angleze raportojnë se kanë arritur marrëveshje për kontratë 5-vjeçare.

Oferta e parë për Real Madrid ishte 45 milionë, por ky propozim u përball me refuzimin e Real Madrid. Florentino Perez nuk lëviz nga pretendimi për 60  milionë euro.


Shtuar 4.07.2021 20:55