Borussia Dortmund konfirmon interesimin e Real Madridit për Haaland

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka konfirmuar një nga sekretet e merkatos së futbollit, Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.

Perez ka dalë publikisht deri më tani vetëm për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, ndërsa për sulmuesin e Dortmund nuk ka pasur asnjë sinjal.

Megjithatë, Watzke dukej se pranoi se Madridi e ka bërë interesin e tyre për Haaland në Dortmund , nëse jo publik. “Kudo që të shkoni, të gjithë po flasin për Erling Haaland. E vetmja gjë që di me siguri është se Real Madridi është shumë i interesuar për të . Dhe mund të përmend edhe 25 klube të tjera. Ai mund të largohet, por edhe mund të qëndrojë. Pak ditë më parë pata një bisedë të mirë me Mino Raiolën. Ishte një bisedë miqësore. Pa dyshim do të flasim sërish në javët në vijim . Gjëja kryesore është në zhvillimin e përgjithshëm të Haaland. Njësoj si Leëandoëski, do të doja të jem krenar për Erling nëse një ditë ai fiton Ligën e Kampionëve.Personalisht, mendoj se do të ishte mirë që ai të qëndronte në Bundesligë edhe për një kohë, por Raiola është një djalë i zgjuar dhe e di se çfarë po bën”.

Raiola konfirmoi së fundmi për AS se Haaland nuk ka një klauzolë lirimi  në Dortmund , pavarësisht raporteve se minimumi i kërkuar për të nisur bisedimet ishte 75 milionë euro. Super-agjenti tha gjithashtu se Haaland do të largohej nga Dortmundi kur të arrihet një marrëveshje e përshtatshme, duke sugjeruar se ka 4 klube në garë për 21-vjeçarin. /albeu.com


Shtuar 19.12.2021 16:07