Kastrioti ka marrë konfirmimin e shumëpritur nga FIFA, e cila ka hequr masën bllokuese për merkaton. Si rrjedhojë, klubi krutan mund të regjistrojë tashmë futbollistët e afruar gjatë verës.
Të lidhura
None found
Bllokimi ishte vendosur pas humbjes së tre çështjeve, që lidheshin me detyrime financiare të papaguara ndaj palëve të treta. Për shkak të kësaj mase, Kastrioti nuk arriti të federonte përforcimet e reja dhe në ndeshjen e javës së parë kundër Burrelit kishte në dispozicion vetëm 15 futbollistë.
Pas shlyerjes së detyrimeve, FIFA e ka rikthyer zyrtarisht të drejtën e klubit për të vepruar në merkato. Hapi i radhës është regjistrimi i lojtarëve të rinj, të cilët më pas do të mund të aktivizohen në takimet e ardhshme të sezonit.
