Dy persona humbën jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një hidrocentral të vjetër në jug të Zvicrës, bënë të ditur autoritetet lokale.
Të lidhura
None found
Aksidenti u regjistrua në objektin që ndodhet në fshatin Piota, në kantonin e Ticinos. Policia raportoi se shpërthimi shkaktoi edhe një zjarr, ndërsa dy punëtorët e përfshirë në ngjarje ndërruan jetë më vonë për shkak të plagëve të marra.
Një nga viktimat ishte një shtetas zviceran 55-vjeçar. Për punëtorin tjetër, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin.
Flakët dhe shpërthimi shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesën e hidrocentralit. Ndërkohë, hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Transmetuesi shtetëror RSI raportoi se hidrocentrali po rikonstruktohej, pasi objekti ishte përfshirë në planet për rindërtim.
