Bilbao mposht Atl Madrid dhe luan në finalen e Superkupës me Realin (VIDEO)

Do të jetë Athletic Bilbao rivali i Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Kjo e fundit e ka arritur këtë objektiv pasi në gjysmëfinale e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat minimal 2-1 në “King Fahd International Stadium” në Arabi.

Kjo ndeshje i dhuroi tre gola dhe që të tre në pjesën e dytë. Një autogol i Unai SImon i dha epërsinë Atletico Madridit në minutën e 62’ por Bilbao reagoi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 77’ dhe 81’ përmes Alvarez dhe Williams.

Finalja e Superkupës së Spanjës Real Madrid-Athletic Bilbao do të zhvillohet më 16 janar në orën18:00.


Shtuar 13.01.2022 21:55