Bëri paraqitje pozitive, Napoli blen përfundimisht kartonin e sulmuesit

Giovanni Simeone është zyrtarisht një lojtar i Napolit. Sulmuesi i njohur ka firmosur një kontratë me klubin napoletan, të vlefshme deri në vitin 2026.

Simeone bindi këtë sezon me paraqitjet e tij, duke bërë kështu që Napoli të blinte kartonin e lojtarit nga Verona, pas vetëm një sezoni në huazim.


“SSC Napoli njofton se ka ushtruar opsionin për të blerë, plotësisht, nga Hellas Verona, paraqitjet sportive të futbollistit Giovanni Simeone deri më 30 qershor 2026 me opsionin e klubit për të zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2027” – shkruan Napoli.


Shtuar 15.06.2023 19:11