Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Qafë Gjashtë, në hyrje të qytetit të Sarandës, ku janë përplasur dy automjete tip “Audi”. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Audi” me targë AB 261 JO, me drejtues Erjon Hamzaj, 40 vjeç, dhe një tjetër “Audi” me targë AB 777 VF, me drejtuese Albana Kuka, 38 vjeçe.
Si pasojë i plagosur ka mbetur 40-vjeçari Erjon Hamzaj, i cili mësohet se ka marrë fillimisht ndihmën e parë në urgjencën e Spitali i Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Spitali Universitar i Tiranës për mjekim më të specializuar.
Të lidhura
None found
Burimet mjekësore njoftojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidentit.
