Napoli shkarkon trajnerin, arrihet marrëveshja me trajnerin kroat

Rudi Garcia nuk është më trajner i Napolit, ndonëse nuk është zyrtarizuar largimi i tij. Sipas mediave italiane, presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka gjetur zëvendësuesin e Garcias.

Bëhet fjalë për kroatin Igor Tudor, i cili ka një dakordësi me kreun e klubin, teksa u ka paraqitur drejtuesve edhe projektin e tij. Sipas “Sky Sport” 45-vjeçari kërkon një kontratë afatgjatë me Napolin në mënyrë që të punojë me projektin e tij.

Mes palëve po diskutohen edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Por gjithashtu mbetet të zgjidhet edhe situata me Garcian, me këtë të fundit që nuk ka dhënë ende dorëheqjen dhe tashmë klubi duhet ta shkarkojë dhe më pas të negociojë për shumën që duhet t’i paguajë si dëmshpërblim./albeu.com


Shtuar 14.11.2023 14:26