Befason Buffon: Me Ronaldon, Juvetusi e humbi ADN-në e të qenit një ekip

Gianluigi Buffon beson se ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus përfundimisht doli e dëmshme për perspektivat e tyre, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Portieri aktualisht është kthyer në Serie B me klubin e tij të parë Parma dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet ende, pasi ai përpiqet të fitojë promovim me Ducali.

Ai foli për ‘TUDN.com’ për situatën e tij në Stadio Tardini dhe perspektivat e mundshme të së ardhmes në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Buffon komentoi gjithashtu efektin që CR7 pati te Juventusi, mbi të gjitha pas rikthimit të yllit portugez në Manchester United.

“Juve kishte shansin për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e parë që ai mbërriti, që ishte viti kur isha në Paris Saint-Germain, dhe nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi”, tha Buffon.

“Kur u ktheva, punova me CR7 për dy vjet dhe dolëm mirë së bashku, por mendoj se Juve e humbi ADN-në e të qenit një ekip.

“Ne arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017, sepse ishim një skuadër plot përvojë, por mbi të gjitha ishim një njësi e vetme dhe ishte kjo garë për vendet brenda grupit që ishte shumë e fortë. Ne e humbëm atë me Ronaldon”.

Statistikat tregojnë disa prova për këtë, pasi pavarësisht largimit në verë te Manchester United, Ronaldo është ende golashënuesi më i mirë i Juventusit për vitin kalendarik 2021 me 20 gola në të gjitha garat.

Nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit thonë se prania e Ronaldos e përqendroi të gjithë vëmendjen e tyre për t’i dhënë atij shërbimin, me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini gjithashtu duke përmendur se ata po mbështeteshin në talentet individuale në vend që të vepronin si ekip.


Shtuar 24.12.2021 08:47