Bayern Munchen ka triumfuar me vështirësi ndaj Wolfsburgut në kuadër të javes së 29-të të Bundesligës.
Bavarezët dolën në avantazh qysh në minutat e para të takimint, por vendasit u treguan “kokëfotë” duke tentuar rikthimin në lojë.
Musiala shënoi në min (15’) i ndjekur nga Chupo-Moting në min (24’).
Weghorst ngushtoi avantazhin me golin e tij në mun (35’).
Musiala ishte në formë këtë takim ku shënoi golin e dytë personal në min (37’).
Rezultati i pjesës së parë, Wolfsburg 1-3 Bayern Munchen.
Në pjesën e dytë, Maximilian Philipp shënoi në min (54’) për të ngushtuar epërsinë.
Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Wolfsburg 2-3 Bayern Munchen./