Shefi ekzekutiv i Bordit të Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për sukesin e fundit të skuadrës.
Bayerni u shpall kampion për herën e nëntë në Bundesliga, duke mposhtur Borussia Monchengladbach me rezultatin 6-0.
Pas ndeshjes, “Bavarezët” nisën festën për të festuar titullin e nëntë të kampionit në Gjermani.
Edhe Karl-Heinz Rummenigge ishte i kënaqur me futbollistët e skuadrës.
“Djemtë janë të jashtëzakonshëm. Kur keni sigurinë që do të jeni kampionë dhe keni fituar, intensiteti bie gjatë lojës”, tha ai.
“E ndërsa sot, ata bënë të kundërtën. Skuadra ka një karakter dhe një dëshirë për fitore të mahnitshme”, shtoi ai.
“A mund ta thyejë Lewandowski rekordin e Gerd Muller? Ua them sinqerisht, isha budalla”, tha Rummenigge.
“Kur Gerdi vuri këtë rekord, unë nuk isha në Bayern dhe nuk mendoja se dikush mund ta sfidonte atë. Roberti mundet, është njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të Bayern Munchen”, përfundoi Karl-Heinz Rummenigge./