Barcelona është gati të ofrojë një talent të madh te Leverkuseni për Frimpong

Barcelona është duke tentuar transferimin e mbrojtësit të djathtë holandez Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen.

Anësori holandez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ku në 47 ndeshje zyrtare ka shënuar edhe 14 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.

Por për të arritur deri te ylli holandez, Barcelona është e gatshme të ofrojë Ansu Fatin si pjesë e një shkëmbimi për të siguruar nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë.

Kjo strategji vjen në një përpjekje për të përforcuar krahun e djathtë të skuadrës dhe për të lehtësuar presionin financiar me të cilin përballet klubi katalanas.

Interesi i Bayer Leverkusen për Fatin ofron një mundësi për Barcelonën për të negociuar një marrëveshje që mund të kënaqë të dyja palët.

Klubi gjerman tashmë ka shfaqur interes për sulmuesin e ri, duke i hapur derën një transferimi apo huazimi të mundshëm.

Megjithatë përkundër se duan ta ofrojnë Fatin, katalunasit do të duhet të shtojnë edhe rreth 15 milionë për ta bindur Leverkusenin të pranojë këtë marrëveshje. /Telegrafi/


Shtuar 12.06.2024 16:40