Fiorentina me gazin në maksimum për Nedim Bajramin. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, mesfushori i avancuar i Empolit është emri që po lakohet shumë gjatë orëve të fundit në kryeqëndrën e Toskanës.
Mediat italiane bëjnë me dije se Fiorentina ka futur në bisedime edhe emrat e mesfushorit Zurkowski dhe mbrojtësit Nastasic, të dy elementë që i interesojnë Empolit.
Në këtë mënyrë marrëveshja mund të finalizohet gjatë orëve të ardhshme. Vlera e kartonit të Empolit shkon dëri në 10 milionë euro dhe transfermi i mundshëm në Firenze do ta ndihmonte mesfushorin e Kombëtares Shqiptare të bënte një hap të madh në karrierë. /albeu.com/