Australia ka mundur të marrë një fitore minimale ndaj Tunizisë mesditën e sotme.
Ndeshja në fakt ka qenë tepër interesante duke marrë parasysh edhe nivelin e përgjithshëm të këtyre dy skuadrave. Në statistika të përgjithshme, Tunizia ishte më kërkuese dhe qarkulluese, por një gol i vetëm i Australisa nga Duke në minutën e 23-të, mjaftoi që australianët të merrnin tre pikët me vlerë duke shpresuar në ndeshjen e fundit të grupeve për një mrekulli.
Aktualisht Australia ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa kryesuesit e Francës të cilët kanë një ndeshje më pak, ku do ta luajnë ditën e sotme ndaj Danimarkës, “macja e zezë” e “gjelave”./h.ll/albeu.com